“Kosova po kryen detyrat e saj”, Hasani: Janë momente që s’duhet t’i humbasim. Gërvalla: Masat të padrejta

schedule10:37 - 16 Janar, 2024

schedule 10:37 - 16 Janar, 2024

Minisri i Jashtëm Igli Hasani ndodhet në Prishtinë në kuadër të turit të turit rajonal tre ditor. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës, Hasani tha se 2024 është një vit i rëndësishëm për faktorin ndërkombëtar, ndërsa vlerësoi se Kosova po kryen detyrat e saj.

“Vizita ime është për të dakordësuar për veprimet që do kryejmë në mënyrë të përbashkëtët. Është vit i rëndësishëm për gjithë faktorin ndërkombëtar, ka zgjedhje në SHBA, zgjedhje në BE. Janë momente që s’duhet t’i humbasim. Kosova po kryen detyrat e saj. Liberalizimi i vizave do i japë impakt të ri. Ajo që ndodhi më 26 tetor, është mënyra e vetme se si ne e shohim angazhimin e Kosovës me faktorin ndërkombëtar.” tha Hasani.

Nga ana e saj, ministrja Gërvalla i konsideroi të padrejta masat e vendosura ndaj Kosovës, ndërsa apeloi të mos injorohen provat në Banjske.

“Masat i kemi cilësuar si të padrejta dhe të pakuptueshme, asnjë diplomat nuk është në gjendje të japë një vlerësim real se kur konsiderohen kushtet të përmbushura për tu hequr masat. Mendojmë që masat ndaj kosovës, nuk mund të ndihmojnë për të heshtur rreth faktit se në tetor topi ka kaluar te BE është radha e tyre të sjellin në tavolinë Serbinë. As masat po as arsyetimet nuk mund të hedhin errësirë mbi faktin që topi te BE duhet të lëvizië.

Kemi ngritur zërin ku kemi mundur, që procesi të ketë një shans. Raporti duhet të vi nga Borrel, raporti për 24 shtatorin është i qartë për gjithëkënd, ka ardhur koha që BE të thotë fjalën e vet. Mos lejohet që injorimi i fakteve në Banjskë të sjellë pasoja të reja. Jo larg kufirit po ushtrohen grupe të tjera. Kjo duhet të marrë fund. Kryefjalë duhet të ishte bashkëpunimi rajonal.” -tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!