Kosova para zgjedhjeve/ Tahiri: Fajtor i dështimeve në vend është qeveria Kurti

schedule16:21 - 28 Maj, 2024

schedule 16:21 - 28 Maj, 2024

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar në një lidhje me Skype për emisionin “Ballkan Update” se Kosova ndodhet nën sanksion vetëm fal veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se edhe pse janë në prag të zgjedhjeve, ka një diskutim shumë të gjatë përsa i përket zgjedhjeve, pasi fajtor i dështimeve në vend është qeveria Kurti.

“Nuk ka përçarje të opozitës, partitë opozitare tani kanë qendrime të ndryshme në raport se si të shkohet në zgjedhje, i cili ka kërkuar që përmes një mocioni të shkarkohet kryetari i qeverisë Albin Kurti, përderisa PDK ka pas një vendim në Këshill Drejtues për shpërndarje të parlamentit dhe LDK dorëheqjen. Ne mendojmë se jemi vonuar me iniciativën për të nisur nocionin për shkarkim. Ne mendojmë që tani vetëm 3 muaj para se të shpallet data zyrtare e zgjedhjeve, një vetëshpërndarje e parlamentit do të ishte gabim pasi do të krijojë një alibi, një justifikim i kryeministrit Albin Kurtit për dështimet e tij.

Ne kemi qene shumë të drejtpërdrejtë në letrën tonë, pasi ka një diskutim shumë të gjatë përsa i përket zgjedhjeve. Pozicioni i parë është që fajtor i dështimeve në vend, zhvillimi ekonomik është më i ulëti në vend, të gjitha këto e kanë një adresë dhe kjo është qeveria Kurti“, tha Tahiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!