Kosova padit Serbinë në UEFA/ Nga Prishtina akuzojnë tifozët për sjellje raciste

schedule15:54 - 21 Qershor, 2024

schedule 15:54 - 21 Qershor, 2024

Sa mirë do të ishte të flisnim vetëm për futbollin.

Europiani vazhdon I shoqëruar me sjelljet e tifozëve që shkaktojnë akuza nga Federata të tjera dhe me hetime nga UEFA.

Rasti më I fundit ishte denoncimi që Federata e Futbollit e Kosovës bëri pikërisht në UEFA ndaj Federatës Serbe, pasi tifozët e kësaj të fundit lëshuan sërish thirrjet “Kosova është Serbi”.

Federata njoftoi në faqen e saj në rrjet se ka përgatitur ankesën e radhës për sjellje të përsëritur nacionaliste dhe raciste nga tifozët serbë në ndeshjen e grupit C ndaj Sllovenisë.

Njoftimi sqaron se në tribuna u vendos flamuri serb me hartën e Kosovës dhe diçiturën “Nuk ka dorëzim”.

Pak ditë më parë, thirrje të tilla u dëgjuan në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, ku gjithashtu ishin vendosur flamuj dhe parulla për Kosovën, ndërsa gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku, iu përgjigj duke bërë shenjën e shqiponjës me duar, nga fusha pranë tribunës ku ishin tifozët serbë.

Pritet që UEFA të hapë një tjetër hetim disiplinor, dhe të marrë një vendim I cili normalisht do të jetë një tjetër gjobë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!