Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova në errësirë dhe të ftohtë/ Elezi: Krim i mirëorganizuar, rreth 20 mijë familje varen nga energjia elektrike për t’u ngrohur

schedule17:22 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 17:22 - 26 Dhjetor, 2024

Situata me energjinë elektrike është prej 48 orësh një nga problemet kryesore te qytetarëve në Kosovë. Disa prej komunave kryesore ne vend janë përballur me ndërprerje te energjisë deri në 8 orë.

Lidhur me këtë situatë ka folur në “Ballkan Update”, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, i cili u shpreh se rreth 20 mijë familje varen nga energjia elektrike për t’u ngrohur në këto ditë të ftohta.

Ai e ka konsideruar një krim të mirëorganizuar, që duhet të hetohet dhe shkaktarët duhet të vihen përpara drejtësisë.

“Në fakt situatë shumë e rëndë është në rep e kosovës për sa i përket mungesës energjitike. Qytetarët e Republikës së Kosovës rrezikojnë të mbeten në probleme.

Janë rreth 20 mijë familje që varen nga energjia elektrike për t’u ngrohur në këto ditë kur temperaturat janë me minus dhe janë të prekur qytetarët, të cilët janë në mëshirën e zotit.

Duke marrë parasysh çmimet në treg janë të larta dhe operatori ekonomikë sepse është mësuar që ta blejë me një çmim kot të cilin e prodhon Korporata Energjitike e Kosovës. Sinqerisht, kërkesat e institucioneve të Republikës së Kosovës janë të turpshme, në një shtet normal duhet të quhet procedurë penale për deklarim të rrejshëm. Por që te ne është ministri apo përfaqësuesja mbi ligjin.

Është vërtetë shqetësuese që kjo gjendje të ndodhë në vitin 2024. Thjesht kemi të bëjmë me një krim të mirëorganizuar, me një grup kriminelësh që janë të përfshirë në energjinë elektrike. unë ftoj prokurorinë speciale të Kosovës të ftojë hetimet menjëherë dhe të dalin të gjithë të përfshirët përpara drejtësisë, sepse është shumë e vështirë që të kanoset jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Elezi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!