Kosova ndalon për 10 vjet lojërat e fatit  

schedule22:40 - 28 Mars, 2019

schedule 22:40 - 28 Mars, 2019

Kuvendi i Kosovës votoi ne seancën e jashtëzakonshme, projektligjin e qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit për të paktën 10 vjet. Kuvendi e ka kaluar draftin me 69 vota pro pas shqyrtimit të dytë. Votimi vjen pak kohë pasi më herët gjatë muajit në dy kazino në qytetet Suharekë dhe Lipjan u verifikuan dy vrasje. Në rastin e parë autori ishte një agjent policie që u arrestua, ndërsa për rastin e dytë autori është ende në kërkim. Pas dy ngjarjeve, që kishin si qëllim grabitjen, Policia e Kosovës, Dogana dhe Administrata Tatimore ndërmorën një seri operacionesh për mbylljen e pikave të lojërave të fatit në mbarë vendin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!