Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kosova me ‘qeveri të re’/ Begaj: Mbështetje vëllazërore për bashkëkombasit

schedule08:22 - 12 Shkurt, 2026

schedule 08:22 - 12 Shkurt, 2026

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri qeverisës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj i ka shprehur urimet e tij për suksese në drejtimin e vendit drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së qytetarëve të Kosovës.

“I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës,” ka shkruar Begaj.



Ai ka theksuar bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave të ardhshme.

Presidenti shqiptar ka siguruar gjithashtu për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë e Kosovës dhe për bashkëkombasit.

Postimi i Begajt vjen në kuadër të mesazheve të urimit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe fillimin e mandatit të saj të ri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!