Trajneri i Kosovës, Franco Foda zbuloi listën me 24 futbollistët e grumbulluar prej tij për sfidat e play off të “Botërorit 2026”. “Darrdanët” do të luajnë ashtu si Shqipëria në datën 26 mars në transfertë, ndërsa rivalin e parë kanë Sllovakinë.
Për sfidën në Bratislavë, Kosova do të ketë në dispozicion shumicën e yjeve të saj, por pas publikimit të listës janë konfirmuar edhe dy mungesa të rëndësishme.
Në mbrojtje nuk do të jetë kapiteni Armir Rrahmani, që vazhdon rikuperimin me Napolin pas dëmtimit të rëndë.
Një tjetër mungesë e madhe është ajo në mesfushë, pasi edhe Leon Avdullahu mbetet jashtë për shkak të një lëndimi.
Por për sfidën historike, shpresat e dardanëve janë te disa prej yjeve të tjerë të skuadrës, mbi të gjithë Vedat Muriqi, sulmuesi që është golashënuesi i dytë më I mirë në La Liga, vetëm pas Kilian Mbape.
Transferta kundër Sllovakisë është e vështirë për Kosovën, por paraqitjet e saj grupin kualifikues, sidomos dy fitoret ndaj Suedisë japin shpresa të mëdha për të kaluar në finalen e play off.
Nëse ia dalin në ndeshjen e 26 marsit, dardanët do të luanin sfidën e fundit në play of ndaj fituesit të çifitit tjetër mes Turqisë dhe Rumanisë./abcnews.al


