Kosova lehtëson masat anti-covid: Hapen restorantet, ndryshon ora policore

schedule20:57 - 18 Prill, 2021

schedule 20:57 - 18 Prill, 2021

Qeveria e Kosovës ka lehtësuar ditën e sotme masat anti-covid në vend. Ministri i Shëndetësisë në vend, Arben Vitia njoftoi se institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Në kuadër të këtij vendimi nga e hëna e 19 prillit rihapen lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare. Ora policore do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Vendimet më tej:

Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;

– Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;

– Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;

Këto masa në fuqi do futen nga nesër.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!