“Kosova ka pësuar ‘vdekje klinike'”, ambasadori Prenkaj: Qeveria Kurti duhet të çlirohet nga kompleksi i inferioritetit

schedule17:47 - 25 Shtator, 2024

schedule 17:47 - 25 Shtator, 2024

Ambasadori Albert Prenkaj ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se Kosova ka pësuar “vdekje klinike”. Në një lidhje me Skype nga Prishtina, ai ka thënë se qeveria Kurti duhet të çlirohet nga kompleksi i inferioritetit.

Sakaq, Prenkaj ka theksuar Kosova duhet të rikthehet në arenën ndërkombëtare, si dikur kur ka qenë prezente dhe bashkëpunuese me vendet ‘mike’ të saj.

LEXO EDHE: SHBA kritikoi Albin Kurtin/ Prenkaj: Gjuha e përdorur, jo e duhura. Pajaziti: Mesazhi i Hovenier i qartë

“Qeveria Kurti duhet të çlirohet nga kompleksi i inferioritetit për të cilin reagon, në mënyrën se si po reagon, me një kokëfortësi, me një mbyllje, me një kryeneçësi dhe duke paraqitur kushte të cilat janë të mënyrës taktike, nuk janë të mënyrës strategjike, sepse përmes lëvizjes taktike po i dëmtohet strategjia. Pra, një dialog që është gati i mbyllur, ka pësuar një shok apo një ‘vdekje klinike’. Pra, Kosova duhet të angazhohet me përkushtim në dialog dhe të plotësojë detyrat e veta. Pra, duhet filluar që t’i përmbushin detyrimet e Kosovës që të hapet dialogu, natyrisht që dhe pala tjetër duhet të konstruktive. Gjithsesi duhet të rikthehet në arenën ndërkombëtare, një herë e mirë. Të rikthehet, sepse ka qene prezente dhe bashkëpunuese me vendet e saj ‘mike’”, u shpreh ambasadori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!