Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova ka “pasardhësin” e Kane/ Pas Barcelonës edhe Bayern Munich kërkon Fisnik Asllanin

schedule12:41 - 28 Tetor, 2025

schedule 12:41 - 28 Tetor, 2025

Pas Barcelonës, tani edhe Bayern Munich. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani është kthyer në lojtarin më të përfolur në tregun e transferimeve, aq sa ka futur në një garë të fortë dy prej klubeve më të mëdhenj të Europës.

Sipas mediave ndërkombëtare, gjigandët e Bundesliga kërkojnë shërbimet e 23 vjeçarit, të cilin e shohin si pasardhësin e Harry Kane.

E në fakt, vetëm sulmuesi anglez ia kalon atij në renditjen e golashënuesëve më të mirë në këtë sezon të kampionatit gjerman.

Me Hoffenheim, Asllani ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asist në tetë ndeshje të luajtura deri tani.

Po ashtu, ai realizoi edhe golin më të rëndësishëm për Kosovën në eliminatoret e Botërorit, në fitoren e fundit 1-0 në fushën e Suedisë.

Shifra të rëndësishme që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdhenj, pasi më parë ai kishte hyrë në orbitën e Barcelonës.

Si kampionët në fuqi të La Liga ashtu edhe ata të Bundesligës e shohin Fisnink Asllanin si një mundësi të madhe në merkato.

Kjo edhe për shkak të detajeve financiare të konstratës që e lidhin atë me Hoffenheim.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi për 30 milion euro, që Barcelona dhe Bayern Munich mund ta aktivizojnë që në merkaton e janarit.

Transferimi në një prej këtyre dy skuadrave do të ishte kapërcimi i madh në karrierën e Fisnik Asllanit.

I lindur në Berlin, sulmuesi u transferua në fillim të këtij sezoni te Hofenheim, pas një aventure me Austrinë e Vienës, duke shpërthyet menjëherë me gola dhe asist. Sa i përket kombëtareve, në fillim ai luajti për Kosovën U17, ndërsa më pas zgjodhi të luajë me Gjermaninë deri në skuadrën U20.

Por në fund u kthye sërish te origjina, duke u bashkuar me “Dardanët” duke shënuar një gol që mund të vleje Botërorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!