Kosova feston 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në vend

schedule15:50 - 1 Qershor, 2019

schedule 15:50 - 1 Qershor, 2019

Është prezantuar në Kosovë logoja e 20 vjetorit të Pavarësisë. Ndërkohë që nga data 11 deri në 13 qershor do të ketë aktivitete të ndryshme për 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në vend. Të ftuar do të jenë dhe personalitete nga Shqipëria.

Nga data 11 deri më 13 qershor në Kosovë do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në vend, me aktivitete të ndryshme.

Në këto aktivitete do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe të institucioneve të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Ekipit Zbatues për Realizimin e Axhendave Shtetërore, Fehmi Mehmeti, tha se tashmë janë dërguar ftesat dhe po pritet konfirmimi i tyre duke mos dhënë detaje të tjera.

Ftesa u janë dërguar personaliteteve ndërkombëtare dhe pritet konfirmimi i tyre.

Zyrtari për komunikim me Media i Këshillit Organizativ, Florent Rrahmani ka konfirmuar se ftesa u janë dërguar edhe personaliteteve të larta në Shqipëri përfshirë presidentin, kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin.

I pyetur nëse ftesa i është dërguar edhe ish presidentit të Shipërisë Sali Berisha, Rrahmani nuk ka dashur të përgjigjet konkretisht duke thënë se janë ftuar të gjithë ata të cilët kanë qenë në pozita vendimmarrëse në atë kohë.

Në kuadër të aktiviteteve tubimi kryesor do të zhvillohet në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Ndërsa është prezantuar edhe logoja e 20 vjetorit të pavarësisë me sloganin “Për lirinë tonë”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!