Kosova ende pa President, nuk zgjidhet as në raundin e dytë Vjosa Osmani

schedule18:55 - 4 Prill, 2021

schedule 18:55 - 4 Prill, 2021

Vjosa Osmani edhe pse kandidatja kryesore për President në Kosovë nuk ka arritur të marrë numrin e duhur të votave në Kuvend për tu emëruar në krye të shtetit, as në raundin e dytë.

11 vota kanë qenë të pavlefshme. Për Vjosa Osmani 67 vota kanë qenë pro saj. Vetëm 4 vota kanë shkuar për Nasuf Bejta.

Në raundin e dytë për zgjedhjen për President në Kosovë, morën pjesë 82 deputetë.

Në raundin e parë, 12 fletë votimi kanë qenë të pa vlefshme. Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërsa kundërshtari i saj Nasuf Bejta nuk ka marrë asnjë votë. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!