Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për përmbytjet, ministri: Jemi bashkë me vëllezërit

schedule21:17 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 21:17 - 12 Dhjetor, 2021

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka reaguar për situatën e keqe të motit në Shqipëri, ku disa zona të vendit janë përfshirë nga përmbytjet. Mehaj ka ofruar ndihën e Kosovës për situatën në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Mehaj ka treguar se sot ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshin të cilit i ka shprehur gatishmëri dhe mbështetje.

“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri.

Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!”shkruan Mehaj. g.v/abcnews.al