“Kosova duhet të reflektojë”/ Rezoluta në parlament, Rama: Planeti ‘nongrata’ ka helmuar politikën me mbetje toksike në ajër

schedule10:52 - 12 Tetor, 2023

schedule 10:52 - 12 Tetor, 2023

Rama: Cilin planet duhet të kërkojmë për të përshtatur këtë seancë për mocion me debat me akuza për tradhti e tradhtarë. Botës demokratike jo njëherë, fatmirësisht për të gjithë Shqipërisë bota nga vijnë këto shkulme dëshpërimi ekstrem i përket një planeti tjetër dhe së fundmi ka marrë emrin “planeti nongrata”, e ka helmuar politikën shqiptare në pikën pa kthim të humbjes së logjikës, së dëgjimit dhe shikimit dhe lëshon mbetje toksike në ajër, përmes zërash të cjerrë.   S’mund ta mbrojmë shëndetin e demokracisë parlamentare nga lëndimi i helmeve që lëshohen në emër të fjalës së lirë. Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë.

Rregullorja na imponon zhvillmin e një debati që dihet si dhe kush e zhvillon.

Do them të vërtetat e mia për Kosovën duke u nisur nga agresioni kriminal për Banjkës, nxori thonjtë e krizës së veriut të Kosovës dhe ia nguli mu në fyt procesit të dialogut dhe njohës së shtet njohjes së Kosovës.

Armatimet e trafikuara për sulm ishte si kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar. Lajmi i vrasjes së efektivit të politikës së Kosovës ishte si një bombë.

Fundi i ngjarjes ishte shembullor nga forcat e policisë së Kosovës që nuk ranë në kurth por neutralizuan zgjerimin e konfliktit duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë të provokimit djallëzor të grupit kriminal serb.

Hija e së shkuarës bashkëjeton me Serbinë që ka disfata e saj finale në ’99 si hija që ndjek njeriun sapo del drita.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!