Kosova dhe Ukraina, dy histori dhimbjeje të ngjashme të rrëfyera nga Blerta dhe Sasha në “Ballkan”

schedule18:17 - 3 Qershor, 2022

schedule 18:17 - 3 Qershor, 2022

Emisioni “Ballkan” në Abc i gazetares Linda Karadaku, ka sjellë këtë të premte rrëfimin e një 17-vjeçareje nga Ukraina e cila u detyrua të largohej nga vendi i saj për shkak të luftës.

E ftuar në studion e Ballkan, 17-vjeçarja Sasha Ustinova ka rrëfyer, momentet e saj të parë se si është ndier kur kanë nisu bombardimet në Ukrainë, por dhe momentin se si u largua familja e saj nga Mariupoli, i cili bombardohej vazhdimisht.

Ndërkohë që në një lidhje me Skype, ka qenë edhe gazetarja kosovare Blerta Foniqi Kabashi, e cila ka rrëfyer historinë e saj kur në vitin 1999 u detyrua që të largohej me dhunë nga Prishtina bashkë me familjen e saj nga Prishtina në drejtim të Bllacës.

Dy histori të largëta në vite, por shumë të ngjashme në atë se çfarë kanë përjetuar dy vajzat, Sasha sot 17-vjeçe dhe Blerta dikur 15 vjeçe.

Në të dyja rrëfimet gjejmë dhimbje, por edhe emocione shprese për të ardhmen.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Më the që në gjuhën ukrainase thuhet vitaju, e thashë mirë?

Sasha: Vitaju kështu thuhet ose dobreden.

Karadaku: Arsyeja pse Blerta është këtu me ne sot, është sepse përvoja e saj e luftës është me atë që ka përjetuar Sasha. Blerta ka qenë 15 vjeçe në vitin 1999 kur dëbohen nga Prishtina, detyrohen të shkojnë në Bllacë në Maqedoninë e Veriut.

Sasha: Ju falënderoj. Të falënderoj ty Linda për emisionin, i uroj shëndet dhe kthim sa më të shpejtë edhe Sashës në studio.

Karadaku: Sasha çfarë ke parë, sepse ti si shumë ukrainas jeni dëshmitarë të kryer nga ushtria ruse?

Sasha: Kam qenë në ditët e para në Kiev, në atë kohë po jetoja jetën time studentore, dhe në atë kohë më zgjoi telefonata e babit që më tha filloi lufta. Ishte diçka e pritshme sepse ishte diçka e folur nga SHBA. Por nuk është hera e parë që po ndodh, sepse kur filloi lufta në vitin 2014-të ka qenë sërish një eksperiencë ku unë kam qetësuar miqtë e mi. Ishte e frikshme të dëgjoja bombardimet në Kiev,. Kam marrë përsipër shumë përgjegjësi.

Karadaku: Familja ndërkohë ishte në Mariupol?

Sasha: Po ka qenë ën Mariupol, unë kam qenë vetëm në mes të Kievit, unë kam humbur kontaktet me familjen në 1 Mars dhe bashkë me shoqen time jemi larguar nga Kievi në drejtim të Polonisë. Gjyshen time e kam takuar vetëm dje, falë zotit ajo kohë ka kaluar.

Karadaku: Pra ti dhe shoqja jote ikët përmes Polonisë, po familja jote si doli nga Mariuopoli?

Sasha: Ata arritën të largohen në fund të marsit. Është një mrekulli, pasi kishim dëgjuar që Rusia do të lejonte korridore për të kaluar njerëzit, por kjo nuk ndodhte. Vetëm në fund të Marsit prindërit e mi kuptuan që ata mund të largoheshin vetëm me forcat e tyre, pasi në atë kohë qyteti bombardohej çdo ditë. Ishte mrekulli që u larguan nga Mariopoli. Kanë qëndruar atje dy muaj pa dritë, pa ujë.

Karadaku: Do doja të përfshija në bisedë mikeshën time sepse ajo ka përjetuar këtë gjë në Kosovë. Blerta e dëgjove dhe historinë e Sashës, do doja të dëgjojmë në mënyrë më koncize historinë tënde, si dola nga Prishtina në atë kohë kur në Kosovë digjej gjithçka nga forcat serbe?

Blerta: Linda ne shqiptarët në Kosovë më së miri i kuptojmë qytetarët e Ukrainës të cilët po përballen me një agresion të Rusisë. Ndoshta në kohën kur unë isha 15 vjeçe kur u largova nga Kosova për shkak të gjenocidit Serb, ndo0shta në atë kohë se kam kuptuar mirë situatën se çfarë po ndodhte. Por sot kur vijnë pamjet gjithandej që vijnë pamje nga Ukraina, janë pamje që na ngjallin kujtimet e tmerrshme, por në anën tjetër na ngjallin emocionoi të forta për atë populli që po vuajnë nga regjimi rus që është aleat i regjimit serb, q2ë kishte bërë të njëjtën gjë në Kosovë. Në moshën 16 vjeçare në atë kohë e kujtoj shumë me emocion, dhe ka qenë një ndjenjë që nuk përshkrughet më fjalë, se4pse ne na larguan nga shtëpitë tona me tren, unë e shihja shtëp[uinë nga shumë afër pasi stacioni ishte shumë pranë banesës time. Ne hipëm në tren dhe morëm një rrugë që nuk e dinim kur do të përfundonte. Ishin emocione të përziuera.

Karadaku: Ti ke shkruar diçka për përvojën e natës së parë kur mbërrite në Bllacë?

Blerta: Po Bllaca është një zonë neutrale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, atje janë grumbulluar rreth 1 milionë shqiptarë të Kosovës të cilët ishin dëbuar,. Në ato momente kur ne kemi zbritur nga autobusi ku na kishin futur me dhunë, ka qenë ora 5 e mëngjesit kur ishim afruar pamë shumë drita dhe menduam se kishim arritur në Shkup, pasi kishim udhëtuar rreth 9 orë. Herë pas herë serbët ndalonin trenin dhe bënin presion.

Karadaku: Nata e parë në Bllacë dhe si u zgjove?

Blerta: Nata e parë ishte me shumë zjarre, ishte me drita, aty kam takuar shoqen time të ngushtë me të cilën ishim fqinje dhe aty ka qenë momenti kur jam përshëndetur me të dhe më pas nuk jemi parë për 6 vite pasi iku të jetojë në Danimarkë. Ajo natë ka qenë e tmerrshme, pasi siç dihet si janë kushtet e malit, por kanë qenë ndjenja të përziera, por ka qenë ndjenja që kemi shpëtuar, por nuk dinim se ku do të shkonim.

Karadaku: Sasha, është një nga pyetjet e vështira por që duhen bërë. Ke humbur ti miq s, shoqe dhe shokë të tutë?

Sasha: Fati im që nuk kam humbur asnjë nga të afërmit e mi, por fatkeqësisht një shoqja ime ka humbur gjysmën e familjes së saj, ka humbur gjyshen, e cila është djegur e gjallë, ka humbur tezen e vet, ka humbur kushëririn. Unë kam qenë pranë saj kur ka marr vesh lajmet, nuk mund tu përshkruaj boshllëkun në ato momente. Nuk e kupton se çfarë ne kemi bërë diçka të padashur, nuk e kupton pse fëmijët nuk mund të vazhdojnë shkollë, pse ne. Ka shumë të rinj që kanë humbur miqtë e vet, ka humbur të afërmit. Por çdo ukrainas është i afërm për mua.

/T.H/Abcnews.al/