Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia, me ndërhyrjen e SHBA dhe Bashkimit Europian, për dokumentet.
Rama e ka cilësuar si një lajm të bukur ndërsa ka zgjedhur të uroj të dy palët.
Në fund të reagimit Rama ka pasur edhe një këshillë duke thënë se uron që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot.
Reagimi Ramës:
Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot?
/abcnews.al/