Kosova/ Begaj: Kontribuuese e stabilitetit në Ballkan. Pellegrini: Vendimi për të mos e njohur i mbeshtetur në rregullat e diplomacisë sllovake

schedule12:05 - 28 Mars, 2025

schedule 12:05 - 28 Mars, 2025

Kosova ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes Presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe homologut të tij sllovak, në Tiranë.

Në konferencën e përbashkët për mediat Kreu i Shtetit, rikonfirmoi se: “Pozicioni i Shqipërisë mbetet i pandryshuar, mbështetës i palëkundur i Kosovës, sepse Kosova është pjesë e stabilitetit dhe kontribuuese e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe patjetër që ne do të jemi mbështetësit e saj për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare dhe në punën tonë për të bërë të mundur sa më shumë njohje të reja për Kosovën dhe patjetër për të biseduar edhe me vende të tjera qe nuk e njohin Kosovën për të shikuar alternativa, siç është rasti i Sllovakisë me njohjen e dokumentit të udhëtimit apo me pasaportën që njihet si dokument”.- tha ai ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimësisë se dialogut dhe bisedimeve, duke shprehur besimin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëjë të mundur arritjen e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve.

Nga ana tjetër Presidenti sllovak, vend I cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, theksoi se vendimi është i mbeshtetur në rregullat e diplomacisë sllovake.

“Nuk do të shmnag ndonjë pyetje që Presidenti hapi për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me President, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt kombit shqiptar. Kjo është kryesisht e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova Presidentin për dialogun e lartë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. Bie dakord me Presidentin që që është e nevojshme të ndërtojmë ura në vend që të ndërtojmë mure dhe natyrisht kjo në politikë është e ngjashme me atë që unë po përpiqem të ndjek në këtë takim.” tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!