Ndërsa uroi shtetin e Kosovës, e çdo shqiptar kudo ndodhet në diasporë e më gjerë, për 18 vjetorin e pavarësisë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj u shpreh se Republika e Shqipërisë do të jetë gjithmonë krah Kosovës, jetë e mot.
Në fjalën e tij në parlamentin e Kosovës, Begaj u ndal edhe në procesin ndaj ish krerëve të UÇK në Hagë, të cilin e quajti të padrejtë, ndërsa theksoi se pretenca e Prokurorisë Speciale, është fyrje për të gjithë
“Kënaqësi të jem prezent, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Cdo shqiptar, sot ndihet pjesë e festës, urimit dhe krenarisë. Sot është një ditë e madhe, sot Kosova mbush 18 vjec, në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, është dëshmi se Republika e Kosovës, është një realitet i pakthyeshëm. Kosova sot është një shtet i ri në vite, po me rrënjë të thella sakrificash. Ecën me hapa të sigurtë drejt të ardhshmes.
Nga mecuria e vizioni larg pamës i Presidenti Rugova, nga Adem Demaci, te pushka trimëria e Adem Jasharit dhe lufta e drejtë e UÇK që i dha Kosovës lirinë, ky popull ka treguar se është i pathyeshëm. Kosova ishte me fat që i pati dhe sot i mban simbole frymëzuese. Kosova është një histori suksesi që bën krenar kombin tonë. Për herë të parë në histori NATO përdori nenin e angazhimit, duke mundësuar rikthimin në tokën e tyre, në familjen e vlerave europiane.
Në këtë përvjetor mendimi ynë shkon me ata që nuk janë fizikisht mes nesh dhe me ata që po përballen me një vendim të vështirë e të pa drejtë në Hagë. Historia nuk mund të shkruhet pa emrat e Thacit, Krasniqit, etj sot po përballen me akuza të montuara, duke na bërë të gjithëve të ndihemi të fyer. Ata që morën armët për lirinë e atdheut të tyre, janë kurdo simbole të lirisë, janë memorie shtetërore.
Liria ka emër, meriton respekt drejtësi, mirënjohje. Republika e Shqipërisë është më UCK, ka qëndruar pranë Kosovës, e do qëndrojë jetë e mot me Kosovën. Mirënjohja jonë shkon për familjen e kombeve perëndimorë, SHBA, NATO që ndalon genocidin ndaj popullit të Kosovës.” u shpreh Begaj./abcnews.al


