Korrupsioni në Bruksel, bashkëshorti i eurodeputetes greke: I bëra të gjitha për para, por nuk më duheshin

schedule09:22 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 09:22 - 15 Dhjetor, 2022

Në kuadër të hetimit të Katarit, Francesco Giorgi, bashkëshorti  i eurodeputetes greke Eva Kaili dhe një nga katër të arrestuarit në hetimet nga prokurori belg  ka rrëfyer para hetuesve se kishte qenë pjesë e një organizate të përdorur nga Maroku dhe Doha për të ndërhyrë dhe ndikuar në çështjet europiane.

Roli i tij ishte të menaxhonte paratë. Giorgi pranoi se kishte vepruar në mënyrë të paligjshme dhe u shpreh i penduar.

“Të gjitha i bëra për para që nuk më duheshin”, ishin fjalët e tij, ipas gazetës italiane që Giorgi ka përdorur për të konfirmuar përfshirjen e tij në Katargate.

Giorgi është dënuar për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Sipas raportimeve të mediave, Giorgi tregoi gjithashtu se dyshonte se Andrea Cozzolino dhe Marc Tarabella, të dy eurodeputetë nga grupi S&D, mund të kenë marrë para përmes Antonio Panzerit.

Maroku thuhet se është i përfshirë në aferën e dyshuar të korrupsionit përmes shërbimit të tij të jashtëm të inteligjencës, DGED.

Katar dyshohet se ka ndikuar në vendimet e BE-së, falë ryshfeteve të disa eurodeputetëve, veçanërisht në përpjekje për të hequr, ose pakësuar akuzat për çështje të tilla si të drejtat civile dhe të njeriut dhe shfrytëzimi i punëtorëve dhe fuqisë punëtore të huaj në lidhje me Kupën e Botës të zhvilluar në vendin e Gjirit.

Në Bruksel, në shtëpinë e ish-deputetit italian Antonio Panzeri, policia belge sekuestroi 600,000 euro cash. Hetuesit gjetën gjithashtu çanta me para në shtëpinë e Eva Kailit, zëvendëspresidente e Parlamentit të BE-së.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!