Korrupsioni me dyqanin brenda burgut “313”, GJKKO dënon me burg ish-drejtorin

schedule09:36 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 09:36 - 3 Dhjetor, 2021

GJKKO ka dënuar me 2 vite dhe gjashtë muaj burg ish-drejtorin e burgut “313”, Eduard Strugaj. Kurse përgjegjësi i sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me katër vite burg. Kurse, Ervin Kurtulla, pronar i dyqanit u shpall fajtor dhe u dënua me tre vite burg.

Për Strugajn dhe Ahmetajn është vendosur heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.

Eduard Strugaj (Ish – drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë) akuzohet për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Florin Ahmetaj (përgjegjës i sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë), akuzohet për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 germat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Ervin Kurtulla, akuzohet për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Nga hetimet rezulton se Eduard Strugaj, në bashkëpunim me Ahmetajn, me detyre shef i logjistikës në këtë IEVP, kanë kërkuar dhe marrë nga I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 lekë të reja me qëllim që ky i fundit të tregtonte kafe nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në.

Po kështu, më 2 prill 2020 dhe 3 prill 2020, Ahmetaj dhe Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga Paço shumën prej 100 000 lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë Ervin Kurtullës dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili do të ja jepte drejtorit të burgut Eduard Strugaj.

Gjithashtu Strugaj, në bashkëpunim me Ahmetajn kanë kërkuar dhe marrë nga Ervin Kurtulla, si përfitim të parregullt një shumë parash me qëllim që ky i fundit të siguronte një kontratë qiraje lidhur me objektin Njësi Tregtare.

Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të IEVP – së “Jordan Misja” dhe Florin Ahmetaj kanë marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla një shumë parash si përfitim të parregullt në këmbim të dhënies me qira të ambienteve të Njësisë Tregëtare të këtij Institucioni. Gjithashtu të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë pranuar ofertën e të hetuarit Ervin Kurtulla që ky i fundit do të ju jepte përfitim të parregullt në këmbim të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë (premtimi për të dhënë një shumë çdo muaj në funksion të aktivitetit që Ervin Kurtulla do të vazhdonte në IEVP – në “Jordan Misja”).

Kurse shtetasi Ervin Kurtulla ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I Kodit Penal, pasi ka premtuar, propozuar dhe dhënë një përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj me detyre Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë dhe Florin Ahmetaj me detyrë përgjegjës i sektorit të logjistikës në këtë IEVP me qëllim që këta të fundit për shkak të detyrës së tyre të mundësonin lidhjen e kontratës së qirasë për ambientin “Njësi Tregëtare”, në këtë IEVP. Falë këtyre veprimeve të të hetuarit Ervin Kurtulla u bë e mundur që në datën 31.03.2020 mes IEVP – së “Jordan Misja” përfaqësuar nga Drejtori Eduard Strugaj dhe subjektit Ervin Kurtulla të lidhej kontrata e qirasë për shfytëzimin e ambienteve të Njësisë Tregëtare. Gjithashtu në datat 02 dhe 03.04.2020, shtetasi Ervin Kurtulla ju ka dhënë si përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj shumën prej 100 000 lekë shumë të cilën e kishte marrë nga kallëzuesi Ilirian Paço. Kjo shumë parash ju është dhënë të hetuarve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj me qëllim që kallëzuesi I. Paço të ushtronte aktivitetin e tregëtimit të kafesë në ambientet e IEVP – së “Jordan Misja”, Tiranë.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë kryerjes së hetimeve të procedimit penal nr.89 të vitit 2020, janë evidentuar raste prokurimesh të dyshimta të realizuara nga IEVP “Jordan Misja”, Tiranë. Me qëllim hetimin e mëtejshëm në lidhje me këto procedura prokurimi, Prokuroria po kryn hetime në kuadër të procedimit penal nr.89/1 të vitit 2020, për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal. /abcnews.al/