Nga Berati kryeministri Edi Rama theksoi se korrupsioni sot po luftohet si asnjëherë më parë.
Në Asamblenë e PS, kryeministri akuzoi opozitën se vazhdon ‘të mbushë tenxheret me lajmet se rruga drejt Europës është humbur’.
Rama shtoi se shqiptarët ua kanë kthyer reston siç e kanë merituar.
“Përpjekja për ta destabilizuar, nga pikëpamja e opinionit shqiptarin është e jashtëzakonshme siç është edhe përpjekja për të detabilizuar vetë Shqipërinë. E dëgjuat ambasadorin e BE që tha nuk ka asnjë bllokim të Shqipërisë. Por ju i keni dëgjuar dhe ju kanë rrokullisur mendjen me çfarëdolloj…Ju thonin kjo është lojë e re e Edi Ramës se nuk ka shans të hyjmë në BE, dhe po ata kur ne në parlament morëm një vendim për një kërkesë të prokurorisë, mbushën tenxheret me lajmin e kobshëm se e humbën Europën…Këta janë të çuditshëm i trajtojnë shqiptarët për budallenj, por shqiptarët ua kthejnë reston kur vijnë zgjedhjet. Por ne na kanë rënë përpjesë këta. Por ajo që ne na ka rënë më shumë përpjesë është barra që të shkojmë përpara me vendosmëri dhe të anëtarësojmë Shqipërinë në BE. Dhe njëkohësisht të vazhdojmë të rrisim ekonominë. Korrupsioni luftohet si asnjëherë tjetër dhe kjo është fakt”, tha ai.
/abcnews.al/


