“Baza për mua do të jetë korrupsioni në radhët e zyrtarëve të lartë i shoqëruar gjithmonë me hetimin financiar pasuror”, kështu u shpreh kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelli, gjatë prezantimit të platformës së saj në KLP.
“Kemi parë raste që prokurorë nuk mbajnë ngarkesë. Por për mua duhet të jetë i vendosur i guximshëm të respektojë subjektet. Figura e prokurorit është shumë dimensionale dhe në të gjitha këndvështrimet duhet të jetë shumë i saktë shumë i drejtë… Baza për mua do të jetë korrupsioni në radhët e zyrtarëve të lartë i shoqëruar gjithmonë me hetimin financiar pasuror. Është e vështirë të vendosësh prioritete sepse duket sikur lë pas dore pjesët e tjera. Por ato vijnë hap pas hapi”, u shpreh ajo.
Më tej theksoi se fryma e bashkëpunimit është shumë e rëndësishme që të përçohet dhe të vijojë.
“Drejtuesi është ai që motivon jep frymë…”, tha Musabelliu.
Pyetje: Lufta kundër korrupsionit apo krimit të organizuar?
Musabelliu: Janë dy pikat bazë që ne kemi lëndën për të hetuar. Mendoj që duhet të ecin paralelisht. Nuk mund të lëmë pas dorë një krim një vrasje, ne jemi të ndarë në seksione dhe secili lufton në lëmën fushës së vet.
Pyetje: Në hetim një zyrtar i lartë dhe ju vijnë sinjale për të rishikuar ritmin e hetimit të asaj çështje dhe ju vënë theksin se mund të prekë stabilitetin e vendit dhe ju keni një rol. Ju si drejtuese e institucionit ndodheni përballë kësaj dileme,
Musabelliu: Do të informoja prokurorin e çështjes dhe do shmangja nga çdo kontakt i mëtejshëm. Zot i asaj çështje do jetë prokurori në vijimesi dhe këshilla që unë do jepja do të ishte të zbatonte vetem ligjin Kushtetutën.

