​Korrupsion dhe ryshfet në ushtrinë serbe, arrestohet në Nish oficeri i lartë

schedule16:12 - 25 Prill, 2023

schedule 16:12 - 25 Prill, 2023

Policia ushtarake në bashkëpunim me Departamentin Kundër Korrupsionit të Prokurorisë në Nish të Serbisë, kanë arrestuar tre persona për kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe marrjes së ryshfetit.

Me dyshimin se ka kryer veprën penale ryshfet janë arrestuar M. M. 31-vjeç, përgjegjës në “HST MM” nga Beogradi, S. M. 61-vjeç, përgjegjës i kompanisë “Ogareviq Trade” në Beograd si dhe LJ. M. 67-vjeç, ndërsa V. S. 61-vjeç si ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit për një kohë të gjatë, shkruajnë mediat serbe.

Tre të akuzuarit, nga dhjetori 2020 deri në muajin maj 2021, i kanë paguar mijëra euro të dyshuarit V.S., përmes xhirollogarive të kompanive të tyre në llogarinë e tij dhe të anëtarëve të familjes, me qëllim që të kryejë favorizime gjatë procedurave të prokurimit publik.

Gjykata e Lartë me veprimet e ndërmarra ka gjetur se personat përgjegjës të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë lidhje me kontratat e kompanive të sipërpërmendura, me qëllim të kryerjes së punimeve për mirëmbajtjen e objekteve, instalimeve dhe blerjen e materialeve.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe kallëzimi penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente./KosovaPress

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!