“Korrigjojeni Valentinon, Partizani më i madhi”, Olsi Rama ngacmon me batuta

schedule14:14 - 15 Janar, 2021

schedule 14:14 - 15 Janar, 2021

Valentino Murataj u prezantua sot te Partizani. Mesfushori, i cili mbante shiritin e kapitenit te Bylisi, rikthehet aty ku është formuar si lojtar dhe u shfaq mjaft i lumtur për këtë lëvizje.

Gjatë prononcimit për mediat, Murataj u shpreh se kishte nënshkruar me një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Deklarata e mesfushorit nuk i shpëtoi drejtorit të Partizanit, Olsi Ramës, i cili lëshoi një batutë.

Teksa zëdhënësi i shtypit, Olsi Ranxhi, po lëvizte mikrofonat drejt Stenio Junior, Rama me shaka tha: “Duhet ta mësojmë pak Valentinon, pasi nuk është ndër ekipet më të mëdhaja, por është ekipi më i madh në Shqipëri”. / abcnews.al