Koronavirusi nuk po toleron askënd dhe po shtohen futbollistët e infektuar. Leicester City po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe renditet në vend të tretë në Premier League.
Kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm është shumë afër, por situata në skuadër nuk është aspak e mirë. Trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers deklaron në konferencë për shtyp se disa prej djemve të tij mund të jenë prekur nga virusi i frikshëm.
“Kemi disa lojtarë që kanë shfaqur simptomat e koronavirusit. Kemi reaguar menjëherë dhe djemtë po mbahen larg pjesës tjetër të skuadrës“, deklaron Brendan Rodgers. /abcnews.al