Koronavirusi/ Ulen me 30% prenotimet në Shqipëri, Shoqata e Turizmit: Presim stabilizim të situatës

schedule17:07 - 2 Mars, 2020

schedule 17:07 - 2 Mars, 2020

Frika nga Koronavirusi ka ndikuar në uljen e prenotimeve me rreth 30%.Kreu i shoqatës së hoteleri-turizmit deklaron se impkatii po bëhet gjithmonë e më i ndjeshëm në sektorin e turizmit.

Por e rëndësishme është që deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur anulime për paketat e sezonit të verës.Ndërsa  gjithçka varet nga përhapja e virusit.

Efekti psikologjik nga përhapja e koronavirusit ka ndikuar në uljen e prenotimeve me  20 deri në 30%.Zak Topuzi kreu i shoqatës së hoteleri-turizmit deklaron se impakti tashmë është ndjerë edhe në vendin tonë e lidhur kjo sidomos me përhapjen e Koronavirusit në Itali. Ndërsa me shqetësim shihet edhe anulimi i evenimenteeve të rëndësishme siç iste Panairi ndërkombëtar I turizmit që do të mbahej në Berlin

“Ka një rënie të prenotimeve, të anulimit të konferencave. Ka një rënie të çimemeve në bursa, është prekur gati me një 20-30%. Por të mos harrojmë se Shqipëria nuk është prekur nga koronavirusi”, u shpreh ai.

Por sipas Topuzit më i rëndësishëm është fakti që ende nuk ka pasur anulime të paketave për sezonin e verës. Por edhe ecuria e tyre lidhet me përhapjen e Koronavirusit.

“Partnerët ndërkombëtarë janë treguar të kujdesshëm, po ndjekin hapa pas hapi zhvillimet. Ka një stanjacin por e rëndësishme është që nuk ka anulime. Përhapja në Itali nuk është diçka pozitive”, tha më tej ai.

Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare financiare përhapja e Koronavirusit do të ulë nivelin e rritjes ekonomike në rang botëror dhe kjo lidhet direct me dëmin që  po i shkaktohet industrisë së tutrizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!