“U shpëtuan kontrolleve, koronavirusi u përhap jashtë Kinës nga 34 persona”

schedule16:53 - 6 Mars, 2020

schedule 16:53 - 6 Mars, 2020

Për ta nxjerrë koronavirusin jashtë Kinës mendohet të jenë dashur 34 raste të “padukshme”. Mendohet se këta 34 persona mund t’u kenë shpëtuar kontrolleve të shumta pasi kanë pasur simptoma të zbutura.

Këto sugjerime vijnë si rezultat i një modeli matematikor të publikuar në uebsajtin MedrXiv dhe është zhvilluar nga një grup studiuesish të Universitetit të Shanghait.

Raporti shpjegon se masat e kontrollit janë të domosdoshme pasi rastet kanë një tendencë për t’u shtuar me 10 çdo 19 ditë.

Dy autorët e studimit janë shprehur:

“Dinamikat e shpërndarjes së virusit janë komplekse dhe vazhdojnë  të kenë ndryshime në pjesën tjetër të botës.”

Për këtë arsye ata vendosën të sjellin modelin e përllogaritjeve për ta thjeshtëzuar situatën. Për kërkuesit, nuk përjashtohet as rasti që këto raste që i kanë shpëtuar kontrolleve mund të kenë ekzistuar më përpara ose paralel me kohën kur u shfaqen rastet e para në Wuhan.

Sa i përket rasteve në botë, duke marrë parasysh faktin që rastet shumëzohen me 10 çdo 19 ditë, i bie që masat për mbajtjen në kontroll të situatës nuk po merren siç duhet.

Sipas të dhënave të publikuara deri më tani në Kinë rezultojnë të infektuar 80,559 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 3,042 persona. /abcnews.al/