Koronavirusi u merr jetën më shumë se 50,000 amerikanëve

schedule09:30 - 24 Prill, 2020

schedule 09:30 - 24 Prill, 2020

Numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi tashmë rezulton të jetë mbi 50,000. Ndërsa, numri i te infektuarve po arrin shifra rekord.

Gjatë orëve të fundit vendi ka regjistruar të paktën 2,416 vdekje të reja ndërsa totali shkoi në 50,442. Nga ana tjetër, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 891,622. SHBA-të mbeten vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, të pasuara nga Spanja që numëron 213,024 të infektuar dhe 22,157 viktima.

Ndërsa në vendin e tretë mbetet Italia me 189,973 të infektuar dhe 25,549 viktima si pasojë e Covid-19.

Për t’u kthyer tek SHBA-të, sipas asaj që thonë mediat vendase, duke qenë se numri i testeve nuk është në nivel të lartë, numri i vërtetë i të infektuarve ka gjasë që të jetë shumë më i lartë.

Javën e kaluar, vendi regjistroi dy ditë rresht numër të lartë të vdekjeve, 4591 të enjten dhe 3.855 të premten. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!