Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë drejt një fitoreje te jashtëzakonshme ndaj COVID-19.
Deri më tani SHBA ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuar me COVID-19, gjithashtu edhe numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën nga ky virus.
Trump në mesazhin e tij drejtuar amerikanëve në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së sërish fajësoi Kinën për COOVID-19.
Por së fundmi ai është shprehur se vendi do të jetë si asnjëherë më parë, shkruajnë mediat e huaja.
“Vendi ynë do të jetë si kurrë më parë”, ka thënë Trump.