Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i viktimave në Itali, katër vdiqën orët e fundit

schedule18:30 - 25 Shkurt, 2020

schedule 18:30 - 25 Shkurt, 2020

Rritet frikshëm numri i viktimave në Itali. Në orën 18:20 të ditës së sotme raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 11, ndërsa të prekur nga koronavirusi janë 322 persona.

Angelo Borrelli ka deklaruar se katër të moshuar kanë ndërruar jetë orët e fundit duke e çuar numrin e viktimave nga 7 në 11. Të dhënat e reja u siguruan nga komisari i jashtëzakonshëm Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp në zyrat e Mbrojtjen Civile. Ai deklaroi se viktimat e fundit janë mbi 80-vjeç.

Sakaq virusi po merr shtrirje edhe në zona të tjera të Italisë, përpos qyteteve që janë në karantinë. Raportohet një rast me koronavirus në Palermo, dy raste në Toscana, ndërsa është shënuar rasti i parë në Liguria, një grua 70-vjeçare. Të gjithë të prekurit kanë qenë në 14 ditët e fundit në zonat ‘vatër ’të Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!