Koronavirusi shkatërron turizmin në Tajlandë, elefantët mund të ngordhin nga uria

schedule15:35 - 31 Mars, 2020

schedule 15:35 - 31 Mars, 2020

Të paushqyer dhe të lidhur me zinxhirë për orë të pafundta. Kështu pritet të jetë gjendja e elefantëve që përdoren në sektorin e turizmit në Tailandë.

Madje aktivistët paralajmërojnë se nëse gjërat nuk ndryshojnë ata do të ngordhin urie.

Jeta për elefantët ishte edhe para pandemisë e vështirë, pasi trajnoheshin me metoda brutale.

Në kampet e elefantëve  nevojitet një skemë e menjëhershme për shpëtimin e tyre. Në rast të kundërt është e sigurt se ata do të ngordhin.

Situata është shumë e rënduar pasi aktivistët nuk kanë fondet e mjaftueshme për t’i shpëtuar.

Është raportuar gjithashtu se pagat e personave që kujdesen për elefantët ka rënë me 70 përqind.

Apichet Duangdee, i cili drejton Parkun e Shpëtimit të Elefantëve, tha: “Ne kemi nevojë për 1000 baht në ditë (rreth 30.86 dollarë) për secilin elefant.” “Unë nuk do t’i braktis ata,” shtoi Duangdee ndërsa planifikon të marrë së shpejti një kredi prej dy milion dollarësh për t’i ushqyer mbajtur elefantët.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, rastet pozitive të COVID-19 kanë arritur në 1.65 në Tajlandë dhe deri më tani raportohen 10 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!