Koronavirusi: Rastet vijojnë të shtohen edhe në Gjermani, mbi 26 000 të infektuar

schedule13:04 - 23 Mars, 2020

schedule 13:04 - 23 Mars, 2020

Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca mbeten vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë. Shifrat në këto shtete shtohen dita ditës me ritme shqetësuese ndërsa nuk kanë mbetur pa u infektuar as stafe mjekësore.

Së fundmi, në Gjermani janë raportuar 17 viktima ndërsa në total, numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 ështe rritur në 111. Lothar Wieler, presidenti i Institutit Robert Koch është shprehur se mosha mesatare e personave që kanë ndërruar jetë është 82-vjeç.

Edhe një herë tjetër, Wieler u bëri thirrje qytetarëve që të praktikojnë distancimin social.

Ajo u shpreh:

“Ju lutem mbani një distancë prej të paktën 1.5 apo 2 metra, ju lutem vazhdoni t’i respektoni rregullat, lani duart dhe përdorni brrylin kur të teshtini. Ne këtu në Gjermani kemi më shumë kapacitete për teste, në krahasim me vendet e tjera. Kapacitetet tona për teste po rriten gjatë gjithë kohës, por duhet të vazhdojmë te testojmë me një target.”

Kujtojmë këtu se, kancelarja gjermane Angela Merkel është vetë-karantinuar pasi një mjek që e vaksinoi të dielën rezultoi poztiv për koronavirusin. Kancelarja gjermane do t’u nënshtrohet analizave në mënyrë të rregullt gjatë ditëve që do të vijojnë ndërsa do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!