Koronavirusi, psikologu për ABC News: Çfarë duhet të bëni për ta kaluar karantinën pa stres

schedule22:46 - 3 Prill, 2020

schedule 22:46 - 3 Prill, 2020

Këtë mbrëmje në një lidhje direkte me Mustafa Nanon në “Provokacija” ishte edhe psikologu Edmond Dragoti. Ndër të tjera gjatë bisedës mes tyre u diskutua për impaktin që ka njeriu mbi natyrën, impaktin që ka izolimi dhe karantina tek psikologjia etj.

Profesori dha edhe disa këshilla për ta menaxhuar këtë situatë pa pasur probleme të stresit apo ankthit.

Nano:

Çfarë do u sygjerojë njerëzve, ndoshta të rinjve që të bënin në rrethanat e izolimit? Çila është gjëja më e mirë për t’u bërë në shtëpi?

Edmond Dragoti:

“Për të shmangur problemet e mundshme të karantinës… janë të rëndësishme tre gjëra: Të mos fokusohen dhe ta kenë problem të madh kohën e karantinimit. Sepse pas 10 ditësh karantinim krijohen problemet e para. Të kthehet koha në qëllim në vetëvetë, bën që të fokusohemi, fiksohemi dhe stresohemi më shumë seç duhet. Të lirohen nga ky kuptim. Së dyti duhet të shfrytëzojmë totalisht informacionin në rrjetet sociale, librat nëse është mundur, muzikën ose sportin brenda shtëpisë. Por, kryeysisht të zhvillojnë tek vetja atë pjesën pozitive të shikimit të gjërave. Jemi në një situatë jashtë kontrollit tonë dhe kjo çon në stres dhe kjo duhet shmangur sa të jetë e mundur.”

Sa i përket fëmijëve, profesor Dragoti thotë se ata janë më të mbrojtur nga ana psikologjike pasi e gjithë vëmendja është e fokusuar tashmë tek ata. Ndërsa, sipas tij, efekti më i madh është tek të rriturit pasi ata janë të mësuar me idenë e punës dhe aktivitetit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!