Koronavirusi, presidenti Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

schedule13:55 - 26 Mars, 2020

schedule 13:55 - 26 Mars, 2020

Situata me Koronavirusin në Shqipëri ka vënë në lëvizje të gjithë institucionet duke kapërcyer të gjithë barrierat e konflikteve të mëparshme.

Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi janë duke marrë masat për të parandaluar pandeminë e Covid-19.

Së fundmi Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar:

Shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ky ligj do të ndihmojë për blerjen e pajisjeve mjekësore që duhen në përballimin e situatës në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!