Koronavirusi ka prekur edhe qeverinë e Serbisë. Sipas mediave vendase, është infektuar me Covid-19 Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Branisllav Blazhiç.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiç është dërguar në klinikën e sëmundjeve Infektive në Beograd.
“Është duke u mjekuar në klinikën Infektive, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”, ka shtuar Trivan.
Bllazhiç është nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i qendrës së epidemisë së koronavirusit.