Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi prek edhe familjen e Donald Trump

schedule15:21 - 4 Korrik, 2020

schedule 15:21 - 4 Korrik, 2020

E dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Kimberly Guilfoyle, dikur pjesë e televizionit “Fox News”,  e lidhur me Donald Trump Jr, kishte shkuar në Dakotën e Jugut për të ndjekur fjalimin e Presidentit amerikan dhe fishekzjarret për festën e Pavarësisë së  4 të Korrikut në Mount Rushmore.

Guilfoyle, 51 vjeçe, u izolua menjëherë pasi zbuloi se ishte infektuar pas një testi rutinë, raportoi New York Times. Në një deklaratë për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: “Ajo po bëhet mirë dhe do të testohet përsëri  për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike.”

Ai shtoi: “Si një masë paraprake ajo do të anulojë të gjitha ngjarjet e ardhshme. Donald Trump Jr rezultoi negativ, por është vetizoluar dhe po anulon të gjitha aktivitetet publike”.



Guilfoyle është personi i tretë afër presidentit amerikan që del e infektuar me COVID-19, raportojnë media amerikane.Pandemia ka shkaktuar 130,000 viktima në Amerikë dhe një shpërthim i fundit “vë në rrezik të gjithë vendin”, ka thënë eksperti i lartë i sëmundjes infektive Anthony Fauci./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!