Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, por rusët e lidhin me SHBA-në dhe Trump

schedule22:07 - 7 Shkurt, 2020

schedule 22:07 - 7 Shkurt, 2020

Koronavirusi në Kinë, i cili ka marrë qindra jetë dhe po përhapet me shpejtësi në vende të tjera të botës, ka marrë një shpjegim tjetër në Rusi.

Në një kohë, kur teoritë për origjinën e tij janë të shumta, rusët e lidhin me Amerikën.

Një nga rrjetet kryesore televizive kombëtare, Channel One, madje ka nisur një rubrikë kushtuar teorive të koronavirusit në programin kryesor të lajmeve të mbrëmjes, Vremya (“Koha”).

Sipas këtij televizioni, shkak për përhapjen e virusit janë SHBA dhe Presidenti Trump.

Një nga idetë e transmetuara është se prania e fjalës “korona”, që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, në fjalën koronavirus lë të kuptohet se Donald Trump është i përfshirë në një farë mënyre.

Me sa duket, kjo ndodh për shkak se ai kryesonte konkursit e bukurive, duke u dorëzuar fituesve kurorat e tyre. Në fakt, shkencëtarët e quajtën virusin për shkak të formës së saj si kurorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!