Numri i viktimave të koronavirusit në Itali ka shkuar në 11 persona, katër prej të cilëve ishin të moshuar, tre në Lombardi dhe një në Veneto. Ndërkohë 323 njerëz janë të prekur nga virusi.
Virusi në Itali u përhap fillimisht në zonën veriore, ndërsa më pas u konfirmuan raste edhe në jug të Italisë në Siçili, dhe në dy rajone të tjera, Liguria dhe Toscana.
Shumë shtete i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet drejt Italisë, ndërsa kryeministri italian Giussepe Conte ka bërë thirrje që qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të marrin masa parandaluese: “Është një emergjencë që mund të përballet, Italia është një vend i sigurt, më shumë se shumë të tjerë”, shprehet ai./abcnews.al