Koronavirusi parashikohet në këtë roman që në vitin 1981    

schedule18:07 - 25 Shkurt, 2020

schedule 18:07 - 25 Shkurt, 2020

Autori Dean Koontz parashikoi shpërthimin e koronavirusit në librin e tij të vitit 1981 “Sytë e errësirës”.

Romani imagjinar tregon historinë e një laboratori ushtarak kinez që krijon një virus të ri për të përdorur potencialisht si një armë biologjike gjatë kohës së luftës.

Laboratori ndodhet si për ironi në Wuhan, Kinë dhe virusi është quajtur Wuhan-400.

Në librin 312-faqesh historia përqendrohet te në një nënë e cila përpiqet të zbulojë nëse djali i saj, i cili ishte në një udhëtim në kamping, vdiq me të vërtetë një vit më parë ose nëse ai është akoma gjallë.

Në roman, virusi quhet “arma e përsosur” sepse prek vetëm njerëzit. Ai gjithashtu nuk mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut për më shumë se një minutë dhe nuk kërkon një proces të shtrenjtë të dekontaminimit pasi të përhapet përmes një popullate dhe ata që e kontraktojnë atë.

Më tej, në libër, thuhet se Wuhan-400 është një armë biologjike e krijuar nga njeriu. Edhe për Covid-19, gjithashtu ka teori se mund të jetë krijuar në laborator nga njeriu.

Ndërkaq, koincidenca midis virusit në roman dhe shpërthimit të koronavirusit aktual është shumë e çuditshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!