Koronavirusi “paralizon” artin në Shqipëri, Margariti: Nuk duhet të përhapim panik

schedule10:16 - 10 Mars, 2020

schedule 10:16 - 10 Mars, 2020

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, me Enkel Demin ka folur për masat e marra për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.

Koronavirusi i konfirmuar edhe në Shqipëri ka “paralizuar” shfaqje, koncerte apo panaire të rëndësishme.

Ajo theksoi se masat duhen marrë për të parandaluar rrezikun e përhapjes.

“Kinemanë nuk e shikoj shumë problematike, por rasti i koncerteve apo aktiviteteve të mëdha kërkon më shumë angazhim. Janë shtuar prioritetet. Puna kryesore për të gjithë ne, është të mos përhapim panik”, u shpreh Margariti.

Më tëj ajo theksoi se situata e tërmetit bëri që fokusi të kalonte te konferenca e Brukselit.

“Prezenca e ekspertëve të huaj shërbeu për analizën më të shpejtë. Mbi 55 momumente kanë nevojë për ndërhyrje. Do të kalojmë në fazën më të detajuar për të bërë edhe pasqyrën e qartë të hapave. Restaurimi i monumenteve është një fushë e gjërë dhe me eskpertiza të shumta”, u shpreh ajo.

A është moment i mirë për të rijetësuar monumentet?

“Kjo është puna që kemi bërë këtë muaj. Ideja është jo vetëm të mbyllim plagën, por për të kuptuar se cili është hapi tjetër i investimit që duhet bërë. Nëse do të ndalemi vetëm në restaurim, atëherë do të kemi  sërish degradim. Brenda fundit të vitit besoj do të shikojmë një fytyrë tjetër të monumenteve pas tërmetit”, deklaroi Margariti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!