Koronavirusi/ Papa Fraçesku nuk doli sot në dritare: Si ua përcolli mesazhin besimtarëve

schedule19:19 - 8 Mars, 2020

schedule 19:19 - 8 Mars, 2020

Teksa Italia po përjeton një gjendje të jashtëzakonshne për shkak të koronavirusit, e pazakontë po ashtu ishte edhe fjalimi i Papa Franceskut.

Për herë të parë Papa nuk doli këtë të dielë në dritaren e tij për të mbajtur fjalimin para besimtarëve që grumbullohen në sheshin e Vatikanit.

Sot Ati i Shenjtë e mbajti fjalën e tij në blibliotekë, ndërsa besimtarët e ndoqën atë përmes një monitori, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

“Unë jam afër me lutjet për njerëzit që vuajnë nga epidemia e koronavirusit. Bashkohem në inkurajimin e besimtarëve për të jetuar këtë moment të vështirë me forcën e besimit, sigurinë e shpresës dhe zellin e bamirësisë. Koha e Kreshmës na ndihmon të gjithëve të japim një kuptim ungjillor edhe në këtë moment sprovimi dhe dhimbjeje”, tha Papa.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ati i Shenjtë pati komplikacione me shëndetin dhe iu nënshtrua testit për koronavirusin, por rezultoi negativ. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!