Koronavirusi, OBSH: Rreziku për pandemi botërore është shumë real, por mund të vihet nën kontroll

schedule23:04 - 9 Mars, 2020

schedule 23:04 - 9 Mars, 2020

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konference shtypi të hënën se njerëzimi nuk është në mëshirën e virusit dhe se një pandemi si koronavirusi, me teknologjinë e sotme mund të vihet nën kontroll.

Më shumë se 110 mijë persona ne gjithe boten janë prekur nga virusi që mund të shkaktojë pneunomi, dhe së paku 3892 persona kanë vdekur deri më tani.

Numri i rasteve të reja në Kinë po bie, por COVID-19 po përhapet në pjesen tjetër të botës, veçanërisht në Europë dhe Iran. Zyrtarët tani po e përdorin më shpesh fjalën “pandemi”, që do të thotë përhapje e rëndë në shumë shtete të botës.

“Tani që virusi eshte perhapur në shumë vende, rreziku që të kemi një pandemi është shumë real. Por do të jetë pandemia e parë që mund të kontrollohet. E  rëndësishme është që nuk jemi nën mëshirën e virusit”, është shprehur Ghebreyesus.

Më shumë se 50 mijë viktima kanë marrë veten plotësisht prej virusit në Kinë, nga 80 mijë që raportohet të jenë prekur gjithsej.

COVID-19 është përhapur në 109 shtete në të gjithë botën, që nga momenti kur u zbulua në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar./abcnews.al