Koronavirusi nuk u sjell probleme për paratë, këto janë ekipet që pritet të harxhojnë miliona në merkaton e verës

schedule03:21 - 27 Prill, 2020

schedule 03:21 - 27 Prill, 2020

Koronavirusi pritet të sjellë një krizë të madhe edhe në botën e futbollit. Këtë verë klubet e futbollit priten të shpenzojnë shumë pak në merkato edhe pse synimet e tyre janë shumë të mëdha.

Strategjia e disa klubeve më mëdha bën që ata mos të ndikohen shumë nga kjo krizë në merkato. Ekipe si Reali, Barcelona, Interi dhe Celsi kanë më shumë mundësi të shpenzojnë në merkato për shkak se këta ekipe kanë një numër të madh lojtarësh në huazim të cilët mund ti shesin ata.

Real Madrid është ekipi që mund të grumbullojë më shumë para nga shitja e këtyre lojtarëve. “Los Blancos”  ka në pronësi një numër të konsiderueshëm futbollistësh cilësorë, që luajnë në formë huazimi në ekipe të ndryshme në Europë, me vlerë totale të kartonëve të tyre mbi 200 milionë euro.

Sipas portalit Transfermarkt, i specializuar për vlerësimin e lojtarëve, 13 futbollistë që Madridi i ka dhënë në formë huazimi kanë një vlerë 200 milionë euro.

Ne vend të dytë është Interi, që mund të përfitojë 200 milionë euro nga shitja e lojtarëve të huazuar, megjithëse numri i futbollistëve në huazim (25) është pothuajse dyfishi i atyre të Real Madridit.

Në vendin e tretë në këtë renditje paraqitet Barça me 10 lojtarë në huazim me vlerë 150 milionë euro, ndërsa në vendin e katërt është Chelsea (14 lojtarë në huazim, që vlerësohen 126 milionë euro).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!