Qarku i Shkodrës deri më tani ka shënuar 8 të prekur nga koronavirusi. Po kjo nuk i pengon qytetarët që të nisin ditën duke bërë pazar pas mbi 24 orësh izolim.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se lëvizja e qytetarëve është e ulët dhe të paktën ato që kanë dalë në rrugë nuk kanë marrë ndonjë konfirmim në lidhje me oraret e përcaktuara.
Ndër të tjera ai thekson se ka dhe pensionistë që dalin në rrugë me justifikimin se s’kanë asnjë që ta nxjerrin për të blerë gjërat e tyre të nevojshme.
Gjithashtu gazetari i Abc News ka marrë iniciativën për të ardhë në ndihmë të moshuarve që ndodhen në pallatin e tij për tu blerë gjërat e nevojshme me qëllim që ato të mos dalin jashtë./abcnews.al