Një tjetër pjestar i stafit të Shtëpisë së Bardhë është konfimruar pozitiv me koronavirus duke e shtuar shqetësimet për një infektim të mundshëm të dy udhëheqësve kryesorë të vendit, Presidentin Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence.
Rasti i ri me koronavirus në ekipin e nënpresidentit Pence, i konfirmuar nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, vjen një ditë pas lajmeve se një ndihmës personal i Presidentit Trump ishte testuar pozitiv.
McEnany foli për masa të reja që po merren për mbrojtjen e dy zyrtarëve të lartë, duke përmendur se Shtëpia e Bardhë është tani duke gjurmuar kontaktet dhe se po kërkon që të gjithë punonjësit thelbësorë të stafit të ndjekin me rreptësi udhëzimet për koronavirusin.
Ndërkohë deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 75 000 mijë persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus është 1 312 683 të infektuar. /abcnews.al