Situata e koronavirusit ka bërë që edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të zhvillojë një mbledhje e cila sapo ka përfunduar.
Burime zyrtare nga drejtoria e këtij institucioni thonë për ABC News se po merren të gjitha masat në burgje. Zyrtarisht ata shprehen se është vendosur të mos pezullohen takimet mes familjarëve dhe të burgosurve.
Ndërkohë, po përgatiten ambjentet në gjitha burgjet, së bashku me ekipet mjekësore, të cilët do të zhvillojnë kontrolle tek të gjithë të burgosurit, edhe pse sipas tyre nuk ka ndonjë rast konkret të paraqitur tek ndonjë prej të burgosurve. Kontrolle do të kryhen edhe tek familjarët që do kryejnë takimet me të burgosurit. /abcnews.al