Tre raste të reja të dyshuara me coronavirus në Kosovë. Të tre personat vijnë nga Italia. Atyre u janë bërë analizat ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se nuk ka nevojë për panikë dhe shqetësim meqë janë raste të dyshuara.
Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, raporton për ABC News se tre të dyshuar me coronavirus janë paraqitur në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Njëri nga ta është 69 vjeç shites i Kosovës i cili ka qëndruar në Itali, ndërsa dy raste të tjera janë dy persina nga Kosova, të cilët u ndaluan në kufirin Shqipëri-Kosovë në Vërmicë si të dyshuar.
Njëri 25 e tjetri 23 vjeç, të cilët po vinin nga Italia përmes Shqipërisë në Kosovë me makina të ndara por që janë shoqëruar gjatë rrugës. Ata janë izoluar për tu dërguar në mënyrë të sigurtë në Klinikën Infektive në Prishtinë për tiu bërë analizat.
Ekipet mjekësore po qëndrojnë 24 orë në 24 nëpër pika kufitare ku kryesisht po kontrollohen në mënyrë të detajuar personat që vijnë nga Italia dhe vende të tjera të prekura me koronavirus.
“Na kanë pyet se nga vijmë dhe na kanë matur temperaturën”, është shprehur Mithat Maqkaj, një qytetar i ardhur nga Italia.
Kemi ardh prej Barit për Durrës. Në Bari pyetën prej nga vijmë. Në Durrës na kontrolluan na matën temperaturën. Tash po presim edhe këtu në rend për të na kontrolluar. Këtu po duhet shumë kohë.
Ndërsa kontrolle po bëhen edhe në pjesën e Shqipërisë.
“Jemi me turne, jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ne kontrollojmë të gjithë shtetasit që vijnë nga vendet e prekura me coronavirus. Kemi hartën e vendeve të prekura me coronavirus”, tha ndihmësepidemiolog në Kukës, Fatjon Zeneli,
Derisa në pjesën e Shqipërisë ekipet mjekësore janë vendosur këtu që nga data 20 prill, ekipet mjekësore në pjesën e Kosovës janë vendosur në kufi që nga dita e hënë./abcnews.al