Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, shkon në 7 numri i të infektuarve

schedule22:22 - 9 Mars, 2020

schedule 22:22 - 9 Mars, 2020

Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut duke e dërguar në 7 numrin e personave të prekur.

Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për mediat vendase bën me dije se tre personat e infektuar janë familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra.

“Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme gjithashtu u konfirmua rasti i katërt me virusin korona në vend, respektivisht infektimi i drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës.

Për shkak të saj 193 persona të tjerë vendosen në izolim shtëpiak, 103 prej të cilëve pjesëmarrës në një konferencë të mjekëve dermatologë ku ishte prezent drejtoresha, e cila ishte kthyer së fundmi nga Italia./abcnews.al