Koronavirusi në Kosovë, autoritetet e shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast të dyshimtë, po marrim masat

schedule18:59 - 24 Shkurt, 2020

schedule 18:59 - 24 Shkurt, 2020

Edhe në Kosovë autoritetet e Shëndetësisë thonë se po marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes apo edhe për trajtimin e rasteve te mundshme me koronavirus.

Gazetarja e ABC News Blerta Dalloshi Berisha raporton nga Prishtina se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.
Ministri i Shëndetsisë Arben Vitia,  është shprehur se kanë pasur një rast të dyshuar që fatmirësisht rezultatet kanë dalë negative.

Është një rast që ka hyrë në mënyrë të izoluar është në karantinë dhe nuk ka hyrë në koridoret që ne po flasim”, ka thene ministri.

Ndërkohë në aeroportin e Prishtinës nuk ka gjendje emergjente dhe pse është linja nga verona në Kosovë dhe anasjelltas.

Përfaqësuesja e aeroportit është shprehur se nuk ka një gjendje emergjente dhe çdo gjë është nën kontroll. Ndërsa sipas saj për shërbim mjeksor është vetëm ekipi i aeroportit.

Gjithashtu gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raporton se në Aeroportin e Prishtinës është vendosur tre ambjente për raste në nevojshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!