Koronavirusi, në këtë vend duhet t’i çosh qeverisë selfie çdo një orë për të vërtetuar se je në shtëpi

schedule09:52 - 1 Prill, 2020

schedule 09:52 - 1 Prill, 2020

Për të kontrolluar që të gjithë janë në shtëpi dhe nuk shkelin normat anti koronavirus, autorietetet në një shtet të Indisë u kanë kërkuar banorëve që të dërgojën një selfie cdo një orë.

Kush nuk respekton rregullat dhe nuk dërgon fotografitë e kërkuara mund të transferohet në nëj nga qendrat e ngritura për karantinim, por që janë në kushte të këqija higjenike.

Cdo funksionon nëpërmjet një aplikacioni që qeveria vendore u ka vendosur në dispozicion qytetarëve. Cdo një orë nga ora 7 e mëngjesit e deri në 22 të drakës të gjithë banorët duhet të bëjën një footgrafi që të dëshmojnë se ndodhen në shtëpi, shkruan abcnews.al.

Për të shmangur që dikush të shkelë normat duke shkuar në shtëpinë e ndonjë miku, platforma ka dhe koordinatat GPS, në mënyrë që zyrtarët mund të verifikojnë nëse vendodhja përputhet me adresën e banimit.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë publikuar këtë vendim në rrjetet saociale duke denoncuar shkeljen e privatësisë.

Por ky nuk është i vetmi shtet indian që ka marrë masa të tilla për të kontrolluar respektimin e udhëzimeve. Në një shtet tjetër banorët vulosen në dorë me një bojë që nuk hiqet, me datën se kur përfundon karantina e tyre.

Prej një jave India është mbyllur ku një total prej 1.3 miliard banorësh nuk mund të lëvizin. Vendimi i kryeministrit ka shkaktuar shumë probleme për ekonominë e dobët të vendit.

Janë të shumtë personat që kanë mbetur pa punë apo që kanë braktisur qytetet për t’u rikthyer në fshatrat e origjinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!